E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliç mohon Srebrenicën gjatë takimit me Napolitanon

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, deklaroi gjatë takimit në Romë me homologun e tij italian, Giorgio Napolitano, se nuk njeh gjenocidin e ndodhur në Srebrenicë. Provat e palëkundshme tregojnë se 7-8 mijë boshnjakë muslimanë u ekzekutuan nga trupat paraushtarake serbe në afërsi të Srebrenicës gjatë Luftës Boshnjake për Pavarësi nga Jugosllavia (1992-95), por Nikoliç ruan një këndvështrim tjetër.
 

“Asnjë gjenocid nuk ndodhi në Srebrenicë. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të disa shtetasve. Parlamenti i Serbisë ka dënuar këtë krim, por pa e cilësuar si gjenocid. Asnjë serb nuk njeh që të ketë ndodhur gjenocid në Srbrenicë dhe unë nuk jam i ndryshëm në këtë pikë”, deklaroi Nikoliç.
 

I pyetur për të ashtuquajtur “xhelatë” të Bosnjes, drejtuesit e trupave famëkeqe paraushtarake, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç, në gjykim në Hagë për krime të supozuara kundër njerëzimit, kryetari i shtetit serb theksoi se “ata janë të pafajshëm deri kur të provohet e kundërta”
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›