Nobeli ne Fizike per Haroche dhe Windeland

Nobeli për Fizikë për vitin 2012 i është dhënë francezit Sezh Haros dhe amerikanit Dejvid Uajndelend. Dy shkencëtarët janë vlerësuar me këtë cmim për matjen dhe manipulimin e sistemeve teke kuantike dhe për ndërveprimin ndërmjet fizikës dhe materies. Në mënyrë të veçantë, të dy ia kanë dalë mbanë, me anë të dy metodave të ndryshme, që të kapin një foton pa e shkatërruar atë. Një zbulim që mund të jetë shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kompjuterave kuantikë, shumë më të fuqishëm se ata aktualë.