Vritet kreu i Los Zetas Heriberto Lazcano

Heriberto Lazcano, numri i një i kartelit të drogës Los Zetas, ka mbetur i vrarë në një shkëmbim zjarri në veri të Meksikës thotë marina vendase. Marina tha se ishte ende në pritje të rezultateve përfundimtare të mjekësisë ligjore, por që trupi mendohet të jetë i "El Lazca". Lazcano, që ndryshe njihej si "xhelati", ishte themelues i kartelit famëkeq i cili ka qenë i implikuar në një varg vrasjesh masive dhe rrëmbimesh. Vdekja e tij do të jetë një fitore në luftën kundër karteleve, thonë analistët. Policia meksikane beson se një rritje e vrasjeve masive të kohëve të fundit ka erdhur për shkak të një ndarje brenda kartelit Zetas. Lazcano është menduar të jetë udhëheqës i një fraksioni, ndërsa fraksioni tjetër është udhëhequr nga Miguel Angel Trevino Morales. Në këto gjashtë vite të presidencës Felipe Calderon, gati 50,000 njerëz besohet të kenë vdekur në dhunën e shkaktuar nga krimi i organizuar. SHBA kishte vënë një shpërblim prej 5 milion dollarësh dhe Meksika 2.3 milion dollarë për informatorin që çonte në kapjen e Lazcano-s.
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, viziton në spital grevistin Gjergj Ndreca, i cili tentoi të vetëflijohet duke u djegur me benzinë.
Në një prononcim për mediat, Sequi kërkoi dialog politik për zgjidhjen e situatës së krijuar me ish-të përndjekurit politik. “Kemi një situatë që thotë se ka një problem dhe kam besim se nëpërmjet dialogut dhe kontakteve problemi mund të trajtohet dhe po ashtu të vihen në zbatim edhe ligjet përkatëse. Nuk kam dyshim që të gjithë do luajnë rol pozitiv”,- shtoi Sequi.