Nikoliç në gjunjë kërkon falje përmasakrën e Srebrenicës

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/Intervista e Tomislav Nikoliç
SARAJEVE- Presidenti serb, Tomislav Nikoliç kërkon falje ''në gjunjë'' për masakrën e Srebrenicës, në Bosnje-Hercegovinë, kryer nga forcat serbe në muajin korrik të vitit 1995, cilësuar si gjenocid nga drejtësia ndërkombëtare, sipas disa pjesëve të një interviste që do të transmetohet më 7 maj nga televizioni i shtetit boshnjak.
"Gjunjëzohem dhe kërkoj që Serbia të falet për krimin e kryer në Srebrenicë. Kërkoj falje për krimet e bëra nga çdokush në emër të shtetin tonë dhe njerëzve tanë" deklaroi Nikoliç, i cili në muajin qershor 2012 kishte hedhur poshtë faktin se një gjenocid kishte ndodhur në Srebrenicë.
Pjesë të intervistës u publikuan sot në YouTube dhe propozimet e Nikoliç u konfirmuan nga një burim i presidencës serbe.
(atsh/sg/ad.ti/shqiptarja.com)