E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tamerlan Tsarnaev ndodhej në listën e CIA-s?!

Zyrtarë amerikanë thonë se i dyshuari për sulmet në Bostoni cili u vra ndodhej në databazën e CIA-s si terrorist që prej 18 muajsh.

Tamerlan Tsarnaev dhe vëllai i tij, Dzhokhar, dyshohen se kanë kryer sulmet në maratonën e Bostonit më 15 prill, në të cilat kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur mbi 260 të tjerë.

FBI ka thënë se ka hetuar Tamerlanin, por nuk ka gjetur prova për kërcënime.

Disa zyrtarë, në kushte anonimiteti, kanë thënë se CIA e ka vendosur atë në databazë, pas kërkesës së zyrtarëve të inteligjencës ruse, në shtator të vitit 2011.

Zbulimet kanë ngritur dyshimet se përse autoritetet amerikane nuk kanë hetuar më tej Tamerlan Tsarnaevin, i cili u vra gjatë të shtënave me policnë.

Vëllai I tij, Dzhokhar, është akuzuar formalisht për vepra terroriste, përfshirë përdormin e një arme të shkatërrimit në masë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›