E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikoliç premton zbulimin e marrëveshjeve me Prishtinën

"Qytetarët e Serbisë së shpejti do të informohen saktë se çfarë marrëveshje është arritur me Prishtinën" ka thënë presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç.

Ai ka thënë se në Këshillin për Siguri Kombëtare janë dakord se çfarë duhet bërë në Kosovë pa marrë parasysh, siç ka thënë, spekulimeve se përse kanë ndodhur incidentet e fundit.

“Ne jemi marrë vesh, se sapo të dimë se për çfarë është marrë vesh Serbia dhe për çka ka të drejtë, edhe për çka mendon se ka të drejtë, të hënën, të martën, do ketë një qëndrim të qartë të tërë Këshillit për Siguri Kombëtare në lidhje me marrëveshjet”, ka thënë Nikolliç, duke shtuar se qytetarët duhet të dinë se çfarë i pret, dhe pas çfarë vendimesh qëndron shteti i tyre.

Kosova dhe Serbia nën lehtësimin e BE-së kanë nisur në muajin mars të vitit të kaluar negociatat për çështje praktike. Në nëntë raunde bisedimesh janë arritur shtatë marrëveshje, por zbatimi i tyre ka ngecur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›