Serbi, tre të vrarë nga një shpërthim në një klub nate

Policia serbe ka deklaruar se tre persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një granate dore në një klub nate.
Shpërthimi ka ndodhur në Idvor, në veri të Beogradit në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Një person ka aktivizuar një granatë dore në hyrje të klubit. Rreth 150 persona gjendeshin brenda në kohën e shpërthimit.
Televizioni shtetëror serb tha se personi ishte i zemëruar, pasi atij dhe tre shokëve të tij, iu ishte refuzuar hyrja në klub nga ana e personelit të sigurisë së klubit.
Sipas mediave serbe ai dhe njëri nga shokët e tij janë vrarë nga shpërthimi.