E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikoliç zhvillon sot vizitën e tij të parë në Bruksel

Presidenti serb Tomislav Nikoliç do të bëj sot vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel. Nikoliç do të takohet shefen e diplomacisë europiane Ketrin Eshton me pas me Presidentin e Këshillit Europian Herman Van Rompuy, dhe së fundi me presidentin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso.
 

Këshilltari i presidentit Marko Gjuriç ka thënë se Nikoliç do të udhëtojë drejt Brukselit me shumë optimizëm dhe ambicie të madha që Serbia do të arrijë në qëllimin e saj të anëtarësimit të plotë në BE, duke respektuar interesat e saj.

Gjuriç tha se presidenti do të kërkojë nga zyrtarët e BE-së mbështetje për integrimin evropian të Serbisë. Sipas tij edhe çështja e Kosovës gjithashtu do të zërë vend të dukshëm në takimet e sotme. Gjuriç tha se ajo që është shumë e rëndësishme është Serbia të marrë një datë për bisedimet e pranimit.
 

Vizita e parë Nikoliç në Bruksel po zhvillohet në një kohë kur Serbia është ende duke pritur për formimin e qeverisë së ardhshme dhe vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë , çështje këto që Brukseli dëshiron të zgjidhen sa më shpejt jetë e mundur.
 

Komisioneri për zgjerim në BE Stefan Fyle konfirmoi të hënën në Beograd se prioritet kyç në integrimin e Serbisë në BE është arrtija e një progresi të qëndrueshëm në marrëdhëniet me Kosovën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›