Siri, Franca: Plani Anan të implementohet me detyrim

Franca do të propozojë që plani gjashtë pikësh i Ananit të bëhet i detyrueshëm sipas Nenit VII të OKB-së, tha ai.
Fabius tha gjatë një konference për shtyp në Paris se konflikti në Siri, tashmë ishte kthyer në “luftë civile”. Në komentet e tij ai i bëri jehonë fjalëve të shefit të OKB-së për operacionet paqeruajtëse, Herve Ladsous.
“Ka qenë e nevojshme që të mbështeteshim në Nenin e VII në mënyrë që t’i bënte të detyrueshme pikat e planit të Ananit. Ne aktualisht po punojmë për këtë dhe shpresojmë që ky plan do të zbatohet me shpejtësi”, tha Fabius.
Plani i paqes gjashtë pikësh i Ananit, i cili ka hyrë në fuqi me 12 prill, por që nuk është zbatuar, parashikon:
1. Procesi politik i Sirisë duhet t’u adresohet aspiratave dhe shqetësimeve të popullit sirian.
2. Armëpushim në të gjitha format dhe i të gjitha palëve, nën mbikëqyrjen e OKB-së.
3. Të gjitha palët duhet të sigurojnë asistencën humanitare në të gjitha pjesët e prekura nga luftimet, dhe të implementojnë një armëpushim të përditshëm prej dy orësh për futjen e ndihmave humanitare.
4. Autoritetet duhet të rrisin ritmin dhe shkallën e lirimit të personave të burgosur në mënyrë arbitrare.
5. Autoritetet duhet të sigurojnë lirinë e lëvizjes së gazetarëve në çdo cep të vendit.
6. Autoritetet duhet të respektojnë lirinë e shoqërimit dhe të drejtën e demonstrimit në mënyrë paqësore.
/Start/F. P/
2012-06-13 17:28