E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pentagoni përfshihet sërish nga skandali

Pentagoni përfshihet sërish nga skandali i publikimit të të dhënave sekrete, por këtë radhë fajtori nuk është Julian Asanzh dhe Wikileaks.

Gafa mbërrin nga faqja e internetit të trupave xheniere të ushtrisë amerikane. Në këtë faqe janë publikuar online gabimisht projektet sekrete për zyrat e reja të Pentagonit.

Bëhet fjalë për “Mark Center” ku do të zhvendosen 6400 punonjës të mbrotjes amerikane.

Sipas specialistëve ky publikim kompromenton zyrat e mbrojtjes amerikane përballë një akti terrorist.

Projekti sekret qendroi online për më shumë se 20 orë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›