E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, policia do të monitorojë me helikopterë

TIRANE-Policia e Shtetit, në datën 31 mars ka nënshkruar kontratën me shoqërinë “Air BP Albania” për blerjen e një sasie vajguri “Jet A-1” për helikopterë. Vlera e kontratës sipas të dhënave të bëra publike nga Agjensia e Prokurimit Publik kap vlerën e 2.000.000 lekëve me TVSH.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë bënë dje të ditur për “Gazeta Shqiptare” se kjo sasi karburanti për helikopterë është blerë në funksion në zgjedhjeve lokale të 8 majit. “Me anë të helikopterëve, Policia e Shtetit mendon të shërbejë si ndihmesë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me qëllim shpërndarjen dhe transportimin e bazës së materialeve elektorale para dhe pas datës 8 maj. Ajo mund të shërbejë edhe për monitorimin më të mirë të procesit”, deklaruan për Gazetën të njëjtat burime.
Rreth dy javë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, gjatë një takimi me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit u shpreh se uniformat blu duhet të përmbushin qëllimin për zgjedhje të lira.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›