Nikoliç në Izrael: Ju Jerusalemin, ne Kosovën!
Presidenti i Serbisë ndodhet për vizitë dyditëshe në Izrael. Mediat e Beogradit raportojnë për takimin e tij të sotshëm me presidentin e këtij vendi, Shimon Peresin.
Ato po ashtu perifrazojnë deklaratat e tij dhënë për gazetën “Jerusalem post”, se “Serbia ka se çfarë të mësojë nga Izraeli dhe jo vetëm se si duhet atdheu, por edhe se si rëra bëhet tokë pjellore, si të zhvillohet teknologjia e lartë, si të ushqehet populli”.
Nikoliç po ashtu citohet të ketë përmendur ngjashmëri mes dy vendeve e dy popujve. “Ju e keni thënien: Vitin tjetër në Jerusalem!. Për disa njerëz tanë ai do të thotë: Vitin tjetër në Kosovë!”.
(e.m/koha/BalkanWeb)