Nikolin Jaka rizgjidhet kryetar i Dhomës së Tregëtisë

Nikolin Jaka rikonfirmohet edhe për katër vitet e ardhshme si kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë.
Nikolin Jaka mori 45 vota kundrejt 8 votave që mori kandidati Ylli Xhaferri nga 53 votues, anëtarë të rinj të Asamblesë si dhe dy përfaqësuesit e komisionit të Auditimit. Kryetari i sapozgjedhur në krye të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë shprehu vlerësimin e tij për besimin që i dha biznesi i Tiranës duke garantuar që Dhoma do të jetë një zë i fuqishëm i sipërmarrjes private.
Nga ky proces votimi doli edhe kryesia e re e Dhomës së Tregtisë e përbërë nga 10 anëtarë midis të cilëve doli fitues edhe presidentii RTV “Ora News” dhe i kompanisë “Yldon” zoti Ylli Ndroqi. Gjithashtu në mbledhje u zgjodh edhe kryetari i Dhomës dhe komisioni i Auditit si dhe për 69 anëtarët e asamblesë.