mimet shitesit Kemi ulur fitimin
Rritja e cmimeve e paralajmeruar nga institucionet nderkombetare ka prekur edhe Shqiperine e cila mbetet ne nje pjese te madhe importuese e disa prej produkteve te konsumit te perditshem. Vaji mielli orizi sheqeri kane ruajtur tendencen e 2010-es per rritje te vazhdueshme. Aktualisht nje liter vaj blihet me 240 leke ne shumicen e dyqaneve te pakices nderkohe qe tek shumica e gjen me cmimin 230 leke/litri. Mielli eshte ne nivelet e 80 lekeve per kilogram tek shumica por ne disa raste edhe 85 leke dhe shitet 90 leke. Sheqeri shitet 140 leke/kilogrami tek shumica dhe 150 leke tek dyqanet e pakices. Faji per keto cmime delegohet tek dora e pare dhe efekti ne bursa. Shitesit pranojne se cmimet kane arritur majat dhe ne kete pike u eshte dashur te sakrifikojne marzhin e fitimit per te mbajtur klientet.