E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doganat te ardhurat ne janar u realizuan 100.5

/ /

Te ardhurat doganore per kete muaj kane tejkaluar lehte parashikimin e bere ne buxhetin e ketij viti. Te dhenat e publikuara nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave informojne se ne muajin e pare te vitit u arketuan 7.9 miliarde leke te cilat perfaqesojne 100.5 per qind te objektivit i cili ishte 7.89 miliarde leke. Krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare vihet re nje rritje me 12.2 per qind me shume te ardhura te arketuara. Nje vit me pare keto te ardhura ishin 7 miliarde leke. Ajo qe vihet re ne statistikat e doganave eshte rritja e importeve te mallrave me akcize pergjate janarit ku renie ka shenuar vetem importi i karburanteve. Per keta te fundit duket se ka ndikuar situata ne burse ku nafta eshte shtrenjtuar mjaft. Me ne detaje lidhur me mallrat me akcize Doganat sqarojne se eshte importuar me shume kafe dhe cigare kurse renia e importit te birres argumentohet me rritjen e prodhimit vendas. Gjate janarit jane zhdoganuar 429 tone kafe  nga 356 tone te zhdoganuara ne te njejten periudhe te vitit 2010 me nje rritje prej 73 tone. Cigare jane zhdoganuar ne kete muaj 342 tone nga 204 tone te zhdoganuara ne te njejten periudhe te 2010-es me nje rritje prej 138 tone. Karburante jane zhdoganuar 27 478 tone nga  27 611 tone te zhdoganuara ne te njejten periudhe te nje viti me pare thuhet ne njoftimin e Doganave. Duket se ajo qe ka ndikuar pozitivisht ne bilancin e tregtise dhe doganave jane eksportet. Sipas statistikave te janarit rezulton se eksportet jane rritur si ne sasi dhe ne vlere kjo nese e krahasojme me te njejten periudhe te vitit 2010. Si vlere te eksporteve shqiptare gjate muajit janar te vitit 2011 eshte realizuar nje volum ne vleren prej 7.8 miliarde leke me nje rritje prej 4.4 miliarde leke ose 128.9 me shume krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2010 ku u realizua nje vlere prej 3.4 miliarde leke eksporte thuhet ne njoftimin e Doganave. Nderkaq rritje vihet re edhe ne rieksportet nga perpunimi aktiv e cila ne vlere eshte rritur me 0.9 miliarde leke me shume se nje vit me pare.

NERTILA MAHO

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›