Nikoliq: Nuk do të lejojmë të na fshijnë Kosovën

Nuk do të lejojmë ta na fshijnë Kosovën”, ka thënë në Jerusalem presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, por sipas tij, Serbia dëshiron marrëveshje me shqiptarët e Kosovës.
“Serbia ka qenë e ekspozuar në sulmet e feve të ndryshme, armiku i fundit ka qenë komunizmi, por nuk ka mundur ta shkatërroj besimin dhe kujtimin historik serb në sveti Savën nga i cili te ne shumëçka ka filluar”, ka thënë Nikoliq dhe ka shtuar se “kështu nuk mund të na fshijnë as Kosovën”.
Nikoliq në takim me patriarkun e Jerusalemit, Teofilin III, ka folur edhe për “djegien e kishave serbe në Kosovë.
Sipas tij, shqiptarët e Kosovës nuk po ia arrijnë që të shkatërrojnë gjurmët e ekzistimit serb. “Edhe nëse i djegin të gjitha kishat, themelit nuk mund të digjen”, tha Niloliq, raportojnë mediet serbe.
Presidenti serb tha se Serbia nuk është e lehtë të pajtohen me shqiptarët, por sipas tij, duhet ngase ato jetojnë në të njëjtën zonë. /Indeksonline/