Qeveria dënon sulmin ndaj Limanit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar sulmin me bombolë gazi në shtëpinë e kryeredaktorit të RTK-së, Mufail Limani.
"Qeveria thekson se ky është një akt qyqar, që është në kundërshtim të plotë me vlerat dhe parimet e lirisë së medias, të shoqërisë së lirë dhe shtetit demokratik të Kosovës", thuhet ne deklarate.
Qeveria ka kërkuar përmes kësaj deklarate nga organet kompetente "që menjëherë të ndërmarrin të githa masat e domosdoshme që akterët e këtij sulmi të gjenden para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar". /Indeksonline/