E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoliq: Të hapet një kaptinë e re në bisedimet për Kosovën

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq ka deklaruar se duhet formuar qeverinë e Serbisë sa më parë që të hapet një kaptinë plotësisht e re në bisedimet për Kosovën.

Ai ka thënë se nuk do të ketë bisedime për anëtarësim të Serbisë në BE gjithnjë derisa nuk përmbushen kushtet që i ka BE sa i përket Kosovës.

Nikoliq ka kujtuar kushtet që ia ka bërë të ditur shefi i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak, se Serbia nuk mund të fillojë negociatat me BE-në pa i përmbushur disa kushte.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›