E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikolla: “ACR” mund të urojë, duke ndryshuar qëndrimin

Kreu i Konfederatës, Kol Nikolla ka reaguar pas mesazhit të urimit, që presidentja e “ACR”, i ka drejtuar minatorëve me rastin e festës së Fiter Bajramit. Nikolla ka deklaruar se mesazhi i presidentes së “ACR”, Skatche-Depich është i papjekur. Sipas tij, kompania “ACR”, duhet të nënshkruajë marrëveshjen me sindikatën.
 

Më herët, presidentja e “ACR”, Skatche-Depich i ka uruar Festën e Bajramit të gjithë punonjësve të kësaj kompanie.  Në letrën e hapur të saj, ajo shkruan se kompania “ACR” do të jetë pranë familjeve të tyre gjatë festimeve për Bajramin. “Uroj minatorët dhe familjet e tyre për festën e Bajramit, duke shpresuar se situata e vështirë do të kalohet shumë shpejt nëpërmjet bisedimeve të përbashkëta”, thuhej në letrën e Skatche-Depich, drejtuar minatorëve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›