Elbasan, grabitet një pikë këmbimi valutor
Dy persona të armatosur kanë grabitur mesditën e sotme, një pikë të këmbimit valutor në qendër të qytetit të Elbasanit.
Dyshohet se shuma e grabitur nga dy personat e armatosur, është 5 mijë euro. Ndërkohë që personat, pasi kanë marrë këtë shumë parash janë larguar menjëherë nga kjo pikë këmbimi valutor.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të saj.