E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me 132 kg marijuanë, pranga kreut të policisë Gjirokastër

Forcat policore greke thanë se aksioni u krye në kilometrin e 97-të të rrugës Egnatia, nga sektori antidrogë i Janinës në bashkëpunim me forcat e ndërhyrjes së shpejtë të rajonit Delvinaku.

Po sipas uniformave blu në vendin fqinj, tre shqiptarët bënë rezistencë gjatë aksionit për kapjen e tyre duke u përplasur me dy mjete të tjera në ndjekje e sipër dhe duke u shkaktuar dëme materiale.

Droga, e cila ishte e paketuar në 84 qese të zeza, u gjet në automjetin e policit shqiptar, 36 vjeç, si dhe dy 31-vjeçarëve të tjerë të cilët ranë në pranga.

Hetimi nxori në pah se makina ku u gjet lënda narkotike ishte deklaruar si e humbur apo e vjedhur më 15 prill të këtij viti në policinë e Peristeriut, ndërsa targat që mbante ishin të një makine të denoncuar si e humbur në policinë e Larisës.

Një tjetër 36-vjeçar si dhe një i dytë 31 vjeç janë arrestuar po ashtu në këtë operacion, duke e çuar në pesë numrin e të prangosurve. Ndërkohë, një 38 vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim.

Policia ka bllokuar edhe dy makina të tjera dhe ka sekuestruar nëntë telefona celularë, si dhe shumën prej 2 375 eurosh që iu gjet të dyshuarve.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-30 10:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›