Nishani Besimi i cunguar ne drejtesi edhe gjyqtaret nuk duhet te kene imunitet

Ministri Nishani ambasadori Amerikan Aleksander Arvizu
Tirane 11 mars 2011 NOA- Ministri i Drejtesise Bujar Nishani ne tryezen e mbledhur sot ne emrin Nevoja per nje reforme teresore te procedures penale te organizuar nga misioni OPDAT deklaroi se ne drejtesi nuk ekziston besimi i plote.
Sipas tij reforma ne Drejtesi nepermjet reformimit te sistemit gjyqesor tashme eshte ne epiqender te proceseve integruese te vendit tone pasi edhe Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Drejtesise ka analizuar me kujdes rekomandimet e Opinionit te Komisionit Europian mbi kerkesen e Shqiperise per perfitimin e statusit te vendit kandidat.
Temat e zgjedhura per diskutim ne kete tryeze si parimi i gjykimit te panderprere afatet hetimore dhe rregullat mbi sigurimin/marrjen e provave gjykimit te shkurtuar imunitetit te gjyqtareve jane disa nga sfidat kryesore te sistemit tone gjyqesor pasi permes tyre garantohet zbatimi i se drejtes deklaroi ministri Nishani.
Ai theksoi se drejtesia dhe funksionimi i saj perbejne themelin dhe garancine e cdo shoqerie demokratike.
Nishani deklaroi se sot ende drejtesia e ka te cenuar nivelin e besimit te publikut tek ajo.
Sipas tij Kjo mungese e besimit te publikut tek drejtesia nuk vjen per shkak te mungeses se legjislacionit as te instrumenteve legal te zbatimit te drejtesise apo te pushtetit te cunguar te drejtesise. Sot besimi i cunguar i publikut tek drejtesia lidhet kryesisht me sjelljen profesionale dhe etike te individeve qe perfaqesojne sistemin gjyqesor gjyqtare dhe prokuror dhe qe veprojne dhe marrin vendime ne emer te ketij pushteti.
Ai garantoi se vetem nje pjese e vogel e tyre e kane demtuar imazhin e drejtesise.
Nishani theksoi gjithashtu se perpara drejtesise paraqiten jo pak sfida te cilat duhet te realizohen me sukses.
Ministri i Drejtesise theksoi se nje ceshtje e diskutueshme eshte edhe ceshtja e imunitetit te gjyqtareve
Realizimi i kufizimit te imunitetit me procedure te gjeneruar nga brenda vete sistemit do te ishte shume me kredibel se edhe vete ndryshimi eventual ligjor i parashikimit kushtetues. Besoj fort se nuk ka asnje pengese ligjore apo dhe parimore qe edhe gjyqtaret permes nje vetedeklarimi vullnetar me shkrim te kufizimit te imunitetit ne rastet e nisjes se hetimit per afera korruptive vetedeklarim i cili te notifikohej nga Keshilli i Larte i Drejtesise te konfirmonin parimin e barazise perpara ligjit te vet atyre qe ligji ju eshte besuar si instrument per te dhene drejtesine per cdo kend deklaroi ministri i Drejtesise gjate fjales se tij.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeNishani Eshte fakt publiku sbeson te drejtesiaZv/ambasadori i BE Duhet ndryshuar kodi i procedures penaleArvizu Te kufizohet imuniteti i zyrtareveSeminari ministri Naco prezanton sfidat e eksportuesve shqiptar ne vendet EFTABerisha Imuniteti opozita mbron korrupsionin Lidhjebarazi Bujar Nishani gjyqtar imuniteti Keshilli i Larte i Drejtesise misioni OPDAT para ligjit sfida sistemi i Drejtesise