Nikolla në Suedi: Mbështetëse e palëkundur në integrimin e Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ndodhet për një vizitë zyrtare në Suedi, të cilën e ka nisur me një takim me Ministren për Evropën Jessika Roswall.
Nikolla gjatë takimi falenderoi Suedinë për mbështetjen e palëkundur, ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe e bindur se kjo mbështetje do të vijojë edhe gjatë zhvillimit të negociatave.
Reformat e ndërmarra nga vendi ynë, theksoi Nikolla, veçanërisht ato në fushën e drejtësisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dëshmojnë vullnetin e Shqipërisë për t’iu bashkuar familjes evropiane.
“Ne po avancojmë me reformat zhvillimore, demokratizuese dhe integruese jo si qëllim në vetvete, por për të ardhmen e Shqipërisë dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë”, u shpreh kryetarja e parlamentit.
Ndërkohë që ministria Roswall vlerësoi arritjet e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së dhe nënvizoi se rezultatet e reformave janë të dukshme dhe mbështesin këtë proces.
“Integrimi evropian është një çështje kombëtare dhe fatmirësisht në Shqipëri ka një mbështetje të gjerë popullore dhe si i tillë duhet të ketë edhe mbështetjen e opozitës dhe bashkëpunimin qeveri-opozitë” theksoi ajo.
Gazetare: Amela Koçerri
/RTSH/