E Martë, 3 Nëntor 2026

Nikolla uron qytetarët për Vitin e Ri: Po hyjmë në një vit plot sfida, drejt ditëve më të mira

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka uruar të gjithë qytetarët për një vit sa më të mbarë e me gëzime.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Nikolla u shpreh se 2024 do të jetë një vit plot sfida e ditë të mira, ndërsa u ndal te lajmi i bukur i lëvizjes së lirë në zonën Shengen për qytetarët e Kosovës nga 1 Janari.

“Ndërsa mblidhemi bashkë e përgatitemi për të festuar, ju uroj të gjithë shqiptarëve një Vit të Ri 2024 me shëndet e gëzime!

Pas treqind e gjashtëdhjetë e pesë ditësh rrugëtimi, gjatë të cilave secili prej nesh u përpoq të bëjë më të mirën, po hyjmë në një vit plot sfida, drejt ditëve më të mira.

Viti i Ri fillon me një lajm të bukur për qytetarët e Kosovës: lëvizjen e lirë pa viza drejt zonës Schengen, një hap drejt familjes evropiane.

Gjatë vitit 2024 puna, përkushtimi, sakrificat dhe dinjiteti i qytetarëve do të jenë frymëzimi për ne që kemi privilegjin t’u shërbejmë atyre në detyrat publike. Me dashurinë që na ka mbajtur dhe do të na mbajë të bashkuar, për familjet tona dhe për Shqipërinë tonë të dashur, e cila pret kontributin e përkushtimin e të gjithëve ne”, shkruan Nikolla.

Koçiu: Besimplotë se viti 2024 do të jetë viti i Shqipërisë dhe shqiptarëve

Një mesazh urimi ka dhënë edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e cila shprehet besimplotë se viti 2024 do të jetë viti i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“GËZUAR VITIN E RI 2024. Urime të përzemërta për të gjithë familjet shqiptare.

Falenderime dhe mirënjohje për të gjithë mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë që në këto ditë festash nuk janë pranë familjeve, por në krye të detyrës, në gatishmëri të plotë.

Besimplotë se viti 2024 do të jetë viti i Shqipërisë dhe shqiptarëve, ju uroj nga zemra: Gëzuar Vitin e RI 2024. Shëndet, mbarësi dhe mirësi”, shkruan ministrja në rrjetin social Facebook.

Kumbaro: 10 milionë turistë gjatë 2023-shit, arritje e jashtëzakonshme

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka uruar të gjithë qytetarët për një vit sa më të mbarë.

Ajo është ndalur dhe arritja në turizëm, ku gjatë 2023-shit Shqipëria u vizitua nga 10 milionë turistë të huaj.

“Gëzuar nga skuadra e mrekullueshme e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit  këtë vit edhe me një arritje të jashtëzakonshme që na bën të gjithëve krenarë”, shkruan Kumbaro.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›