E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pango denon dhunen ne KOKSH: Olimpizmi i perket paqes

MTKRS-ja denoi aktet e dhunes ne Asamblene e fundit, te KOKSH-it. Ne lidhje me nderprerjen e votimeve dhe problemet qe ndodhen ne zgjedhjet e fundit, per kreun e KOKSH-it, erdhi edhe reagimi i ministrise, qe mbulon sportet ne Shqiperi. Qendrimi zyrtar i MTKRS-se lidhur me dhunen e ushtruar ne Asamblene zgjedhore te Komitetit Olimpik Shqiptar eshte mbajtur nga ministri Ylli Pango, i cili, ne nje konference per shtyp denoi dhunen e ushtruar ne Asamblene e KOKSH -it. "MTKRS dhe Qeveria Shqiptare jane kunder shfaqjes se dhunes, jo vetem gjate per ate qe eshte shfaqur gjate Asamblese se Komitetit Olimpik, por kudo qe ajo shfaqet, ne sportit tone". Pas ngjarjes se fundit, ministri Pango do te monitoroje dhe do te ruaje paanshmerine e Komitetit Olimpik Shqiptar, por do te kerkoje qe te zbatohen ligjet dhe statusi qe ato kane aprovuar. "Duke qene ne vitin Olimpik, - theksoi Pango. "E gjithe vemendja e Ministrise, si organi me i larte shteteror pergjegjes per zhvillimin e sporteve, qendron ne ofrimin e mbeshtetjes maksimale te Federatave Sportive, qe kane sportiste te kualifikuar dhe kandidate potenciale per te marre pjese ne Lojerat Olimpike si dhe Komitetit Olimpik Shqiptar, - vijoi Pango. "Olimpizmi perhap paqen dhe demokracine dhe nuk ka asgje te perbashket me dhunen, mosrespektimin e ligjshmerise me mungesen e demokracise, transparences e tolerances. Ne jemi te vendosur te denojme shfaqje te tilla ne sport, te cilat demtojne imazhin e sportit te vendin tone, demokracine dhe zbatimin e Ligjit te sportit dhe te gjithe akteve ligjore ne fuqi."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›