E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutimi i emigrantit, lirohen dy shoket me te cilet piu kafe

Berat- Mungesa e provave con drejt lirise, dy prej te dyshuarve per vrasjen e emigrantit Erjon Shuka, fundjaven e kaluar ne Uren Vajgurore. Megjithese ka kryer kontrolle, verifikime dhe marrje ne pyetje te rreth 25 personave deri diten e djeshme, grupi hetimor nuk ka arritur te zbuloje gjurme te autoreve, te ekzekutimit mafioz buze lumit Osum. Dy te liruarit e fundit pas shoqerimit, jane shoke te viktimes, te cilet kane pire se bashku kafe ne nje nga lokalet e Ures Vajgurore mbremjen e se premtes. Gjate marrjes ne pyetje ata kane deshmuar se Erjoni eshte ndare me ta diku rreth ores 21:00, duke u thene se do te darkonte me disa shoke te tjere qe e prisnin, por pa u dhene emra. Familjaret kane deklaruar per policine se 28-vjecari ishte kthyer dy dite para ngjarjes, nga Greqia dhe se kishte dale nga shtepia vetem me 10 euro ne xhep, duke rrezuar pisten e grabitjes me pasoje vrasjen. Madje ata kane kembengulur qe te zbardhet e verteta, pasi djali i tyre nuk ishte problematik apo kontingjent i krimit. Misterin e ngjarjes e kane shtuar banoret e fshatit Morave, prane bregut te lumit Osum, te cilet deshmuan per grupin hetimor, se oret e vona te mbremjes se premte kishin degjuar nje zhurme makine dhe me pas thirrje per ndihme te nje personi, te shoqeruara pak caste me pas me dy te shtena pistolete. Ekspertet konstatuan ne trupin e viktimes dy plage plumbi, njera nga te cilat ne zemer, ndersa i gjeten ne xhep nje celulare me dy karta, greke dhe shqiptare.

Misteri

Policia e Beratit tha se deshmite per levizjet me te fundit te Erjon Shukes mungojne dhe nuk ndihmojne hetimin per te gjetur autoret. Kontakti i fundit i tij i verifikuar, kane qene dy shoket qe u liruan dje pas shoqerimit dhe marrjes ne pyetje. I riu kishte pire me ta kafe ne nje lokal dhe me pas u nda, per nje tjeter takim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›