E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafarai: 21 janari e ka një emër, Edi Rama

Zëdhënësja e PD-së Albana Mustafarai, në një deklaratë për shtyp, hodhi akuza ndaj kreut të opozitës Edi Rama, duke e cilësuar kryepucist, i cili trillon, por gjithsesi nuk ka për ti shpëtuar përgjegjësive të 21 janarit.
 

“Sot kryepuçisti Edvin Kristaq Rama, kreu i bastardëve të Gedafëve, Benalive e Mubarakëve shqiptarë që PD-ja i përmbysi në vitin 1991, sërish duke trilluar beson se do ti shpëtojë përgjegjësisë për grushtin e shtetit të 21 janarit dhe viktimat që përdori si mish për top për karrigen e tij. Sot kryepuçisti, Edvin Kristaq Rama, njeriu që u rrit si lëpirsi i busteve të Enver Hoxhës, Hitlerit të shqiptarëve, nipi i Spiro Kolekës, xhelatit tjetër që firmoste varjen e disidentëve në sheshet e qyteteve të vendit, u përpoq sërish të lajë duart me organizimin e grushtit të shtetit me pasoja vdekjen e 4 qytetarëve që i solli mish për top për karrigen e tij.
 

Sot Edvin Kristaq Rama, njeriu që nisi karrierën e tij si anëtar i "Klanit Gina" me të cilin ndante drogën, vrasjet e gjithçka,njeriu që ndante sipas dëshmive të Dondollakut me Aldo Baren drogën, krimin, tenderat, njeriu i akuzuar nga Kadriovski për vrasjen e të shoqes për ngarkesë droge, bërtet i lemeritur nga përgjegjësia direkte e organizimit të grushtit të dështuar të 21 janarit dhe viktimat që ai vetë paralajmëroi më 20 janar”.
 

Më tej, zëdhënësja e PD-së vijon me akuzat personale, duke theksuar se Rama nuk ka për ti shpëtuar përgjegjësisë ligjore.
 

“Partia Demokratike i thotë Edvinit që akuzoi Kristaq Ramën si baba të djalit dhe nuk bëri analizën për të faktuar akuzën, bashkëshortit që dhunon gratë e tij të shtëpisë duke mos kursyer as nënën e tij, babait që mohoi djalin për 13 vjet, se asgjë nuk të shpëton nga përgjegjësia ligjore politike e organizimit të grushtit të shtetit të 21 janarit” tha Mustafarai.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›