E Shtunë, 31 Tetor 2026

Niku në Evropë si Yll

Aktori i ri shqiptar Nik Xhelilaj është përzgjedhur mes dhjetë talenteve më të shquara të Evropës që do të prezantohen në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Berlinit, 10-20 shkurt 2011 Janë dhjetë të rinj të talentuar, të cilët do të jenë në qendër të vëmendjes si pjesëmarrës në një vitrinë të quajtur 14 yjet më të goditur në Evropë. Këta aktorë të talentuar janë përzgjedhur nga një listë e gjatë mes 25 kandidatëve të propozuar nga organizata European Film Promotion (EFP), ku u përzgjodhën aktorë të rinj më të mirë nga këto vende: Shqipëria, Anglia, Kroacia, Gjermania, Maqedonia, Irlanda, Spanja, Suedia, Holanda, Danimarka

Aktori i ri shqiptar Nik Xhelilaj është përzgjedhur mes dhjetë talenteve më të shquara të Evropës që do të prezantohen në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Berlinit, 10-20 shkurt 2011.

Janë dhjetë të rinj të talentuar të cilët do të jenë në qendër të vëmendjes si pjesëmarrës në një vitrinë të quajtur 14 yjet më të goditur në Evropë. Këta aktorë të talentuar janë përzgjedhur nga një listë e gjatë mes 25 kandidatëve të propozuar nga organizata European Film Promotion (EFP), ku u përzgjodhën aktorë të rinj më të mirë nga këto vende: Shqipëria, Anglia, Kroacia, Gjermania, Maqedonia, Irlanda, Spanja, Suedia, Holanda, Danimarka.

Dhjetë të rinjtë janë zgjedhur nga një juri profesionistësh të industrisë së filmit. Motivi ka qenë: për punën e tyre të shquar në filmat me metrazh të gjatë.

Projekti i quajtur “Shooting stars” është mbështetur nga Programi MEDIA i Bashkimit Evropian.

Për aktorin shqiptar

Aktori shqiptar, i riu Nik Xhelilaj, është nominuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë Shqiptare. Nga juria për aktorin shqiptar është bërë ky koment: Në filmin “Shqiptari”, Xhelilaj ka intensitet dhe një ëmbëlsi në interpretimin e tij, atë të emigrantit të paligjshëm, rol investues, me një kompleksitet të habitshëm. Është një zbulim i freskët dhe premtues”.

Filmat e zgjedhur, të realizuar nga Xhelilaj janë: “Shqiptari” me regji të Johannes Naber (Shqipëri, Gjermani 2010), “Gjallë” regji të Artan Minarollit (Shqipëri, Austri, Francë 2009), “Trishtimi i znj. Shnajder” nga Eno & Piro Milkani (produksioni: Shqipëria dhe Republika Çeke, 2008).

Është një karrierë disiplinare kjo që prezanton dhe vlerëson aktorin Nik Xhelilaj. Një njohje e papritur ose mund të quajmë një zbulim të regjisorit Piro Milkani në filmin “Trishtimi i zonjës Shnajder”, që djalit të thjeshtë i ka dhënë shpejtësinë e karrierës. Sharmi mesdhetar, sytë e zinj, duke e krahasuar me Marcelo Mastrojanin te filmi i Felinit, e bënë më ekzotik këtë aktor. Gjithmonë duke kërkuar një realitet, Xhelilaj është shprehur herë pas here në media se parimi i tij është puna. Në këto 20 vjet Xhelilaj është aktori i vetëm që ka tërhequr vëmendjen e menjëhershme të regjisorëve të huaj, e po ashtu kritikës.

Ja për shembull revista e njohur “Variety” që merret me botën e të rejat më të fundit të Hollivudit ka vlerësuar pozitivisht “The Albanian”, ku është përmendur interpretimit i Xhelilajt.

Ka një botë të veten, të krijuar si ideale aktori kur për filmin e fundit “Shqiptari” është shprehur: “Do doja të tregoja fatet e shumë shqiptarëve që në këto vite kërkuan fatin e tyre në rrugët e Evropës. Sigurisht që do të doja të bëhesha pjesë edhe e historive që s’i kam jetuar, siç janë vitet e vështira të komunizmit. Nuk xhelozoj ndonjë gjë kushedi jashtë Shqipërisë”.

Nik Xhelilaj është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura, në vitin 2008. Lindur në Tiranë më 1983. Debutimin e parë në film e ka në një produksion me metrazh të shkurtër “Use single”, me regji të Erion Muçollarit, 2005 ndjekur nga filmi shqiptaro-çek, “Trishtimi i Zonjës Shnajder”, 2008 dhe më pas në filmin e Artan Minarolli “Gjallë”, 2008. Në 2010, filmi gjermano-shqiptar, “Shqiptari” me regji të Johannes Naber i dha tjetër dimension aktorit. Vlerësimet pas këtij arkivi protagonizmi, Xhelilaj ka marrë menjëherë çmime ndërkombëtare; aktori më i mirë në festivalin ndërkombëtar të filmit në Moskë, aktori më i mirë në PriFilmFest në Prishtinë, Kosovë dhe si dhe “Golden Orange” në Turqi, në International Golden Antalia Orange Film Festival.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›