Nimiç, asgjë në lidhje me axhendën e tij në Shkup

Ndërmjetësi i OKB-së Metju Nimiç ka zhvilluar takimet e para me krerët e lartë shtetëror në Shkup, duke mos deklaruar deri tani asgjë lidhur me axhendën e tij.
Nimiç ka zhvilluar takimin e parë me ministrin e jashtëm, Nikolla Popovski, por menjëherë pas këtij takimi ai i është shmangur takimit me gazetarët. Ndërmjetësi i OKB-së pas takimit është larguar drejt vilës presidenciale për tu takuar me presidentin e vendit Gjorgje Ivanov.
Qëndrimet dhe propozimet e palës së Shkupit lidhur me kontestin e emrit, integrimet euroatlantike dhe rikthimi i axhendës së negociatave më intensive për kontestin e emrit, janë temat që po diskutohen midis Nimiç dhe krerëve shtetëror në Maqedoni.
Ndërmjetësi i OKB-së nesër nga Shkupi do të udhëtojë drejt Athinës për tu takuar me krerët shtetëror të atjeshëm për tu njohur me qëndrimet rreth procesit të kontestit të emrit.