Greqia nuk kërcënon ekonominë botërore
Greqia, që po lufton shumë për të shmangur disfatën, nuk është një kërcënim për ekonominë botërore, deklaroi Jorg Asmussen, një nga drejtorët e Bankës Qendrore Evropiane, edhe pse vendet e G20-s ende presin me padurim një zgjidhje.
"Fatmirësisht Greqia nuk është një kërcënim për ekonominë botërore", tha për gazetën Financial Times Deutschland drejtori Asmussen. "Vendet e tjera ende presin një zgjidhje, por nga takimi i G20-s, deri në fund të javës, do të kemi përparuar në këtë drejtim", tha drejtori.
Një takim i ministrave të Financave të Eurozonës do të zhvillohet sot në Bruksel për të arritur një marrëveshje për programin e ri për të ndihmuar Athinën.