E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nina e Yllkës

Aktorja Yllka Gashi, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë, që e ka quajtur me emrin Nina.

E njohur për rolin e Zanës në serialin "Familja moderne'', Gashi kishte ndërprerë dhe anuluar çdo aktivitet që kishte të bëjë me aktrimin, pasi dëshirë e saj ka qenë që muajt e shtatzënisë t’i kalojë duke pushuar.   Yllka ka deklaruar më herët se nuk ka vendosur se kur do t’i kthehet punës në profesion, mëqe pas lindjes mendon që një periudhë të gjatë t’ia kushtojë rritjes së vajzës dhe më pas do të vijnë edhe projektet teatrale dhe filmike. Tani për tani e rëndësishme për të është rritja e foshnjës. /Indeksonline/    

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›