E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rrënqethu shqip"

Në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në Prishtinë do të mbahet një koncert, ku do të jenë të pranishëm artistë nga të gjitha trojet shqipatre.

Me moton '' Rrënqethu shqip", më 27 nëntor, në stadiumin e kryeqytetit do të performojnë këngëtarët : Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Enkeleda Arifi, Nikollë Nikprelaj, Selami Kolonja, Shkurte Fejza, Leonora Jakupi, Mihrie Braha, Alban Skënderaj, Miriam Cani, Dafina Zeqiri, Nora Istrefi e shumë këngëtarë të tjerë.

Përveç muzikës, spektakli përfshinë edhe recitale nga Reshat Arbana, Mirush Kabashi e Çun Lajqi, si dhe shfaqje me fishekzjarre. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›