E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: “Qeveria shqiptare do të mbështesë projektet e Qatos”

Sot paradite, Kryeministri Sali Berisha pati një takim të vecantë me boksierin e mirënjohur shqiptar Kreshnik Qato, me rastin e marrjes së titullit "kampion evropian". Në këtë takim ishte i pranishëm gjithashtu, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zoti Ylli Pango.
Kryeministri Berisha e falënderoi përzemërsisht boksierin Qato për arritjet e tij të fundit, duke e vlerësuar si një arritje të sportit shqiptar. Kryeministri e siguroi zotin Qato se qeveria shqiptare do të mbështesë fuqimisht planet e tij sportive në të ardhmen.
Nga ana e tij, Boksieri Qato e falënderoi Kryeministrin per ndihmen dhe mbështetjen e vazhdueshme. Me këtë rast, kampioni Qato kujtoi dhe takimet e përzemërta me zotin Berisha në të kaluarën. Boksieri Kreshnik Qato i shprehu Kryeministrit dëshirën dhe ambicien e tij sportive që në të ardhmen të sigurojë titullin Kampion Bote, për peshën e tij.
Kryeministri Berisha e inkurajoi boksierin Kreshnik Qato dhe i premtoi se qeveria do të mbështesë fuqimisht të gjitha përpjekjet e tij për arritjen e titujve të lartë sportiv ndërkombëtarë, duke vlerësuar se me këto përpjekje nderohet Shqipëria dhe flamuri i saj në botë.
Në përfundim të takimit, Zoti Qato i tregoi Kryeministrit brezin e titullit "kampion evropian" dhe në shenjë mirënjohjeje i dhuroi foton e tij të kampionit.Kreshnik Qato
Marre nga faqja zyrtare e Keshillit te Ministrave
www.keshilliministrave.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›