E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pango: “Konflikti me FSHF-në, fjalën e ka gjyqësori”

Albania-sport - Ministri i ri i Turzimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango dëshmoi për mediat se do të ndjekë një politikë të qartë në lidhje me konfliktin që ka mbërthyer prej nëj viti e gjysmë me Federatën Shqiptare të Futbollit. "Me informacionet që kam problemi ka hyrë në gjyqësor dhe për rrjedhojë ne do të presim përfundimin e gjyqësorit. Pra parardhësi im e ka cuar deri në atë stad, fjalën e kanë të tjerët", tha Pango për shtypin gjatë një konference të shkurtër shtypi, gjatë takimit të MTKRS-së, me federatat e ndryshme sportive, përfaqësues të klubeve dhe atyre të biznesit. "të ndërmarrim sa më shpejt masa dhe veprime konkrete për reformimin e klubeve shumësportëshe, të cilat deri tani janë në varësinë dhe administrimin e pushtetit qëndror dhe vendor dhe kalimin e tyre efektik drejt privatizimit , gje e cila do të kërkonte pa dyshim mendimin e specialistëve dhe sugjerimet e njerëzve të biznesit", tha ndër të tjera ministri Pango.
FJALA E MINISTRIT PANGO
Te nderuar pjesëmarrës,
Para së gjithash ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë Tryezë të përbashkët të Federatave Sportive Shqiptare, drejtues të klubeve shumësportëshe, njerëz të sportit dhe dashamirës të tij si dhe përfaqëses të medias me përfaqësuesit e biznesit shqiptar, i cili ka qenë gjithmonë i pranishëm dhe i gatshëm për të mbështetur financiarisht veprimtari të mëdha sportive, klube, ekipe dhe shoqata sportive. Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve harton dhe zbaton politikën shtetërore në fushën e sportit duke mbështetur pjesmarrjen e shtetasve në sport , duke krijuar një kuadër ligjor mbështetës dhe nxitës, sic është në rastin konkret Ligji për Sponsorizimet, kushte financiare dhe një infrastrukture që t'i përgjigjet ritmeve të zhvillimit dhe nivele sportive ndërkombëtare.

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është në një proces të hartimit të politikave afatgjatë për zhvillimin e sportit shqiptar pasi e konsideron atë jo vetëm një detyrim institucional por dhe një prioritet në drejtim të krijimit të një imazhi sa më pozitv të tij në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në këtë kuadër, rruga drejt reformave në strukturat drejtuese dhe menaxhuese të sistemit të sportit, deri në njesitë e tij më të vogla sic janë klubet sportive, është një domosdoshmëri për rritjen e shkallës së demokaracise, decentralizimit të sistemit sportiv, përsosjen e funksionimit dhe menaxhimit të fondeve të pushtetit qëndror dhe atij vendor për klubet sportive, duke stimuluar përfshirjen e biznesit vendas, pse jo dhe atij të huaj. Kjo sigurisht do të rriste shkallën e autonomisë financiare të klubeve shumëmsportëshe duke i bërë ato më aktive në këtë veprimtari me interes publik, sic është sporti dhe veprimtaritë sportive.
Të nderuar pjesëmarrës,
Të gjithë në këtë tryezë ndajmë të njejtin qëllim: të ndërmarrim sa më shpejt masa dhe veprime konkrete për reformimin e klubeve shumësportëshe, të cilat deri tani janë në varësinë dhe administrimin e pushtetit qëndror dhe vendor dhe kalimin e tyre efektik drejt privatizimit , gje e cila do të kërkonte pa dyshim mendimin e specialistëve dhe sugjerimet e njerëzve të biznesit.
Duke ju konsideruar si pjesë përbërëse të strukturave të sportit shqiptar, këtu kam parasysh një pjesë të mirë të Presidentëve të Federatave tona sportive, të cilët vijnë nga fusha e biznesit, do të dëshëroja që kjo tryezë të na shërbejë për rrahjen e mendimeve për hartimin e një strategjie dhe plani veprimi drejt privatizimit të klubeve shumësportëshe, i cili të ofrojë një vision të qartë për të ardhmen e klubeve sportive.
Duke ju falenderuar edhe një herë për praninë tuaj, uroj që nga kjo Tryezë të dalim me konkluzione të qarta për veprime konkrete.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›