E Diel, 1 Nëntor 2026

Varri masiv, si u gjeten 19 te pushkatuarit tek "Vorri i qenit"

Vendi ku u gjeten eshtrat ndodhet ne komunen e Linzes, rreze malit te Dajtit, 50 m larg arkives se bashkise se Tiranes ne malin e Dajtit. Xhaferr Bregasi, roja i arkivave te bashkise se Tiranes, ka kohe qe punon ne kete vend. Ai tregoi se ne ate zone jane pare here pas here ne kohe te ndryshme, persona qe shpesh kerkonin eshtrat e te afermve te tyre, te pushkatuar nga regjimi komunist. "Kane ardhur 3-4 veta dhe kane germuar per te gjetur eshtrat e familjareve te tyre. Ne kete vend, qe quhet "Vorri i qenit", dihet qe ka qene vend per varrimin e te pushkatuarve", tregon Xhaferri. "Edhe me pare jane kryer kerkime individuale, me vegla dore si kazma, lopata, por nuk eshte gjetur gje. Ndersa heren e fundit, jane pare disa persona, te cilet kishin marre informacion te sakte per vendin dhe me ndihmen e nje fadrome, kane kryer germime", thote ai. Pikerisht gjate ketyre kerkimeve, u gjeten edhe eshtrat e 18 te pushkatuarve, te cilet mendohet se i perkasin periudhes se viteve '70-'80. Eshtrat e personave te varrosur u gjeten ne nje distance prej 5 metrash larg njeri-tjetrit. Eshtrat e gjetura nuk ishin te lidhura as me pranga dhe as me ndonje mjet tjeter lidhes. Ne ate vend ku u gjeten eshtrat, ne nje vije te drejte, jo shume larg, ndodhet edhe nje nga tunelet e ish-Sigurimit te Shtetit. Ai vend, qe ndodhet prane nje lugine eshte krejtesisht i vecuar, larg shtepive te banoreve te zones. Te gjitha skeletet e gjetura dyshohet se i perkasin personave te ekzekutuar gjate regjimit komunist, per agjitacion e propagande, pas viteve '70.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›