E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nipi i Tinka Kurtit, i suksesshëm në SHBA

Paul Kurti është një regjisor shqiptaro-kanadez, nipi i aktores shqiptare, të shquarës, Tinka Kurti.
I rritur me një interes të thellë në forma shprehëse vizuale, duke përfshirë vizatimin, arkitekturën dhe filmin, Paul Kurti ka studiuar regji në New York Film Academy. Ka punuar disa video muzike dhe filma të shkurtër, duke përfshirë filmin “Restless Wanderer” me të cilin ka fituar çmimin YOBI Film.

Filmat e tij janë shfaqur në festivale si WILDsound (Kanada), Dreambox (Japoni), Tirana International Film Festival (Shqipëri) etj. Në vitin 2012 drejton filmin e tij të parë me metrazh të gjatë “E Drejta për te Dashuruar“, i cili përfshin një grup të larmishëm e ndërkombëtar aktorësh. Një pasion tjetër i tij është udhëtimi, ka udhëtuar në mbi 25 vende, për të njohur kultura, pejsazhe dhe njerëz të ndryshëm.

Regjisori vizionar Paul Kurti solli për publikun botëror filmin “Right To Love” (E drejta për të dashuruar”.)
Filmi pati një sukses të jashtëzakonshëm në premierat në New York në dhjetor 2012 dhe janar 2013.
Skenari u shkrua nga aktorja dhe producentja e njohur Amina Zhaman, me origjinë Çerkeze, nga Kaukazi Verior. Filmi është i pari produksion rus i një filmi amerikan në anglisht. Filmi ka dhe dialog në shqip dhe shumica e aktorëve janë emra të njohur të kinematografisë shiptare dhe të huaj. Pavlina Mani, Luan Bexheti, Omar Chaparro, Karina Ivanova dhe Theodore Buloukos interpretojnë në këtë film me regji të Paul Kurtit.

“Më kontaktoi Amina pasi kishte dëgjuar dhe parë filmat e mi të shkurtër. Ajo kishte shkruar një skenar dhe muzikën për një film, një histori mjaft personale për të. Një nga personazhet kryesore të filmit është shqiptaro-amerikan dhe meqë dhe unë jam nga Shqipëria mund ta kuptoja më mirë këtë kulturë,” shpjegon regjisori Paul Kurti per mediat shqiptare.

Ai ka bere te ditur se ka shkruar një skenar të ri për një film me metrazh të gjatë që do ta xhiroj në të ardhmen. Është një histori e fuqishme në lidhje me një çift emigrant Shqiptar në moshë të thyer, e bazuar në një histori që ka fituar disa çmime.
Kurti eshte duke kërkuar fonde dhe financime për ta ndihmuar me këtë projekt, pasi beson se "si popull kemi shumë histori që ja vlejnë për tu treguar, dhe si komunitet kemi potencialin për ta realizuar një gjë të tillë"./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›