E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa kushton 1 minutë këndim në dasma?

Për një minutë interpretim në dasmën e vajzës së një biznesmeni jug-afrikan, këngëtarja britanike Adele kërkoi 100 000 funte (150 mijë dollarë amerikanë) .

Adele ka kërkuar nga një pasanik i Afrikës së Jugut 2.5 milionë funte (rreth 3.7 milionë dollarë) për paraqitjen e saj prej 25 minutash në dasmë.

Biznesmeni planifikon një martesë në përmasa të pazhvilluara deri më sot. Para tre vjetësh, në martesën e vajzës së tij më të madhe ka kënduar Amy Wainhouse, dhe ai ka menduar se do të kalojë të njëjtën gjë edhe me Adelen. Mirëpo, ai është befasuar mjaft kur ka dëgjuar se Adele kërkon 2.5 milionë funte për vetëm 25 minuta paraqitje dhe këndim”, transmeton BW mediat britanike.

Adele ka lindur një foshnje në tetor të vitit të kaluar dhe që nga ajo kohë ajo paraqitet shumë rrallë në publik. Mbase, çmimi i lartë që ka caktuar dhe kërkuar Adele ka qenë një nga mënyrat për ta refuzuar ofertën e biznesmenit jug-afrikan. Megjithatë Adele vijon të jetë dhe një nga këngëtaret më të paguara në botë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›