Zhaku, vjershë për Shqipëri

Inida Gjata - Zhaku, vazhdon të jetë e diskutuar për sjelljet dhe veprat artistike kundërthënëse.
Përveç publikimit të këngëve të reja, Zhaku së shpejti do të hedhë në treg një roman te titulluar "Trimnika", që flet për televizionin dhe personazhet VIP.
Ndërkohe, ajo shkruan edhe poezi dhe një prej tyre e ka publikuar në rrjetet sociale, ku ka marrë komente pozitive. Poezia i dedikohet Shqipërisë dhe flet për përçarjet mes shqiptarëve.
''O Shqipëri e ndarë në dysh, si një shqiponjë në ndonjë fushë të kuqe gjak gjatë një beteje me Skenderbej e trima feje. Më duket vetja foshnje teksa shkruaj një poezi, një vjershë për atdheun, për Nënën Shqipëri. Si atëherë, kur ishte e detyruar të të donim si tani, që është e detyruar të të përdhosim të të mavijosim deri në atë pikë, saqë shqiponja e përçarë në fushën gjak ta nxjerrë deri në fund llapën e saj të gjatë. T´i futet sqepi brenda në mëkat dhe të heshtë derisa dikush të flasë e të thotë Shqiptar , nuk vlen kështu e ndarë në dysh , plot gjak kjo fushëbetejë që sa ka krahët kjo shqiponjë e ndarë në dysh me shpatë, i ka tapitë , qytetet, krahinat , çdo fshat. Ta mbyllim. Ta palosim këtë shqiponjë të mjerë. Nuk qe kjo , ajo që ia hëngri zemrën Prometeut, o i mjerë. Ajo shqiponje katile , e meritonte këtë ndarje në dysh, këtë shpatë. Jo kjo shqiponjë e mjerë që sapo u therë në këtë fushë betejë. O Shqipëri ne të duam por njëri tjetrin nuk duam. O mëmëdhe , ne për ty japim jetën, por njëri tjetrit nuk ua falim njëri tjetrin s´durojmë dot, s´kemi gjë me ty... O Shqipëri, ne qajmë për ty na dhimbsesh shumë, por duhet të punojmë, të hamë, çtë bëjmë?! Si thua ti? Të mbesim pa bukë?! Pa punë. Si të rrojmë?! Ama, të duam shumë. 100 vjeç u bëfsh ti.''/Indeksonline/