Trepça ’89, aktive në përforcime

Pasi e angazhoi sulmuesin e Prishtinës, Faton Zejnullahu dhe mesfushorin e Drenicës, Taulant Dajaku, ekipi mitrovicas e përfshiu në kontingjentin e vet në Kupën ‘Pavarësia’ edhe sulmuesin e Drenicës, Kushtrim Lushtaku. “Me Lushtakun kemi arritur marrëveshje. Ai do të luajë me ne për një sezon”, deklaroi kryetari i klubit mitrovicas, Abedin Zeka.
Ish sulmuesi i 1860 Munchen dhe Orebros po vëzhgohet nga Kastrioti i Shqipërisë dhe nuk përjashtohet mundësia që ai ta veshë fanellën e këtij ekipi në pranverë, nëse arrin t’i bind drejtuesit e këtij klubi.
Bardhegjelbrit kanë paralajmëruar edhe përforcime tjera gjatë dimrit, pasi që synojnë që këtë sezon të stolisen me titullin e kampionit të Kosovës. Trepça ’89 e mbylli sezonin vjeshtor në pozitën e dytë me 30 pikë të grumbulluara, 4 më pak se kryesuesi Prishtina.