E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nipi te varet ne sheshin e qytetit"

Fatos Salliu

Gramsh- As denimi me varje i kusheririt duket se nuk e zbut urrejtjen e familjes Xhaferri, me banim ne Gramsh. Familjaret e kane teper te veshtire te tregojne per gjithcka ka ngjare dy jave me pare dhe qe u mori jeten e vajzes se tyre studente, Gretes. Ata ende nuk e besojne se njeriu qe kishin mbajtur aq prane, si djalin dhe vellane e tyre, i preu ne bese dhe u vrau vajzen 20-vjecare. Shume e rende eshte kjo peshe per Sulo Xhaferrin, babane e Greta Xhaferrit. Ai nuk nxjerr asnje fjale nga goja. E ema e 20 vjecares, Bukuri Xhaferri, vazhdon te qaje me lot dhe ngasherime. Mes urrejtjes degjon mbyturazi fjalet, "e rritem, e mbajtem me buke qenin dhe ai na e shperbleu ne kete menyre".

E gjithe familja Xhaferri ka nje deshire te vetme. Te denohet maksimalisht Ilirian Koci . Bukuri Xhaferri pohon se nuk gjen fjale qe te shpjegoje ate qe ndodhi. "Dhimbja jone eshte e pamase. Asgje nuk mund te ma zevendesoje vajzen qe iku. E kishim si driten e syrit. E rrita me shume mundime dhe u perpoqa ta arsimoj qe te mos vuante si une. Por iku ne lulen e rinise, ne castin me te bukur te jetes se saj", thote nena e te ndjeres. Ate nuk e ngushellon fakti qe autori tashme gjendet pas hekurave te qelise, por kerkon denimin kapital. "Kerkojme si familje qe ai qe na beri kete gjeme te denohet me burgim te perjetshem nga drejtesia. Kerkojme vetem drejtesi qe te lehtesohemi pak. Duam qe te dergjet pergjithmone ne burg. Mire do te ishte qe ta varnin ketu ne mes te Gramshit. Ta shikonin te gjithe se si ndeshkohen ata qe te presin ne bese dhe qe bejne krime. Ose ta nxjerrin ketu ne shesh te qytetit qe vete njerezit t'ia bejne mishin copa-copa", shprehet me tej Buburia.

Familja Koci, me banim ne fshatin Vine te Gramshit, nuk deshiron te dale ne drite te diellit. U vjen turp nga te gjithe. I ati i Ilirian Kocit, Emini, shpreh keqardhje per gjithcka ka ndodhur. Edhe ai kerkon qe djalin ta ndeshkoje drejtesia. E ema e Ilirianit, Minke Koci, ndodhet ne ditet me te veshtira te jetes per shkak te vajzes se vellait, e cila u vra nga djali i saj, Iliriani. Vella e moter e kane te veshtire te shikojne njeri-tjetrin ne sy per ate cfare ngjau me femijet e tyre.

Pasi kusherira i refuzoi martesen

Me 11 gusht, Ilirjan Koci ekzekutoi me kallashnikov vajzen e dajes se tij, pse ajo refuzoi te mos e vazhdonte me historine e dashurise me te. Para se ta vriste, ai i ka kerkuar qe te martohen bashke. Por Greta e ka cilesuar si te marre kerkesen dhe te parealizueshme. Atehere Iliriani e ka kercenuar duke i thene, "do te vras nese nuk vazhdon me me mua". Por perseri vajza nuk e ka marre seriozisht. Atehere ka leshuar bresheri plumbash ndaj kusherires se tij. Nuk ka pasur guxim ta coje deri ne fund sakrificen, pasi ka hedhur armen dhe i trembur eshte larguar drejt nje xhamie ku eshte falur per mekatin qe ka kryer.

Si e njihnin banoret Ilirianin

Ne Gramsh tregojne se ai ishte i vetmi mysliman me mjeker te gjate dhe me pantallona trecerekeshe. Nje dite para vrasjes kishte prere mjekren. Ne seancen gjyqesore vrasesi ka deklaruar cfare kishte ndodhur mes tij dhe kusherires. Para gjykatesit ai tregoi se dashuronte vajzen e dajes, se kishte dy vjet qe shkonte pa kufizim seksualisht me te, se benin dashuri ne shtepite reciproke dhe se familjet ishin ne dijeni te lidhjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›