E mitura vdes ne duart e mjekeve
Sarande- Mjeket e spitalit te Sarandes vihen nen hetim per mjekim te gabuar te nje vajze 2-vjecare qe ka vdekur tre dite me pare. E mitura ka qendruar per disa dite ne spital, por bluzat e bardha e kane mjekuar per diare. Pas ekspertizes mjeko-ligjore ka rezultuar se pacientja vuante nga nje fryrje e trurit dhe mushkerive, qe i kane shkaktuar vdekjen pasi nuk eshte mjekuar ne kohe. Prinderit e vajzes, Klement dhe Mira Nuredini, kane bere menjehere denoncimin ne prokurori dhe organi i akuzes diten e djeshme deklaroi se ka nisur hetimet per kete rast nen akuzen e "mjekimit te gabuar".
Familja Nuredini eshte me vendbanim ne Tirane. Gjate fundit te gushtit kane ardhur me pushime ne Sarande. Ne kete qytet kane ne pronesi te tyre nje hotel. Ne mesditen e dates 28 gusht, femija e tyre, Klerida Nuredini, kishte dhimbje barku dhe diare. Babai i vajzes se vogel, Klementi dhe nena, Mira, e dergojne urgjent ne spitalin e Sarandes. Sapo hyjne ne repartin e Pediatrise, mjekja Vita Korini, se bashku me infermieret e turnit, e kane vendosur femijen ne serum, meqenese kishte humbur shume lengje. Pas mjekimit te pare, femija dergohet ne shtepi, me idene se ishte bere me mire. Por nuk ndodhi keshtu. Te nesermen e dergojne serish ne spital. Rreth ores 22:00 Klerida kishte marre nje serum prej 500 gram. Pasi mbaroi sasia e pare, iu dha edhe e dyta. Por rreth ores 24.00 te dates 29 gusht, mjeket dhe infermieret kane verifikuar se femija kishte temperature dhe renkonte. Ata u mblodhen me urgjence per te diskutuar rastin, por pak pas mesnate vogelushja ka vdekur.
Ne spital mberriten mjeket dhe eksperti mjeko-ligjor, per te verifikuar shkaqet e vdekjes se femijes. Prinderit kane dyshuar per nje mjekim te gabuar, pasi vajza e tyre u kurua si e semure me dhimbje barku. Nje dite me pas prinderit e vogelushes i jane drejtuar prokurorise se Sarandes, ku kane denoncuar se femija e tyre ka vdekur per faj te mjekimit te gabuar. Burime zyrtare konfirmuan dje per gazeten "KJ" se kallezimi eshte bere ne organin e akuzes dhe kane nisur hetimet per kete rast. Dyshimi qendron se para mjekimit fillestar pacientes nuk i jane bere analizat e plota.
Prokuroria dhe oficere te Policise Gjyqesore kane shkuar ne spital, ku dhe kane marre ne pyetje disa nga punonjeset e Pediatrise, mjeke dhe infermiere. Prokurori i ceshtjes ka pyetur mbi rrethanat e ngjarjes, ilacet e perdorura dhe mesohet se ka grumbulluar materialet rreth recetave dhe analizave te bera. Per me shume se nje ore prokurori dhe oficeret kane pyetur me hollesi dhe evidentuar te gjithe ngjarjen.
Ekspertiza: Fryrje mushkerish dhe truri
Ne kushtet kur familjaret kane denoncuar per mjekim te gabuar, mengjesin e dates 29 gusht prokuroria ka vendosur qe femijes t'i behet autopsia. Mjeku ligjor qe ka kryer autopsine per me shume se tre ore, edhe pse i rezervuar per efekt te hetimit te rastit, pasi ka vezhguar me shume kujdes te ndjeren, thote se gjendja e zorreve ishte e mire. Ajo qe dukej me sy te lire ka qene nje edeme e shprehur e pulmoneve (mushkeri) dhe edema e trurit. Pikerisht kjo gjendje e dale nga autopsia hedh dyshime te cilat pritet te provohen per te arritur perfundimisht nese eshte trajtuar ne menyren e duhur femija ne spital. Burime te prokurorise thane se do te zhvillojne seanca te tjera te marrjes ne pyetje te mjekeve pediater per kete rast.