Nirvana vjen në Prishtinë

Rreth 30 punime dhe një video-art të autores shkodrane, Nirvana Baja –Bushati përbëjnë ekspozitën e saj të parë në Prishtinë, e cila u hap të premten mbrëma në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.
Kjo ekspozitë, që autorja thotë se ka idetë grafike dhe formën e pikturave, bëhet pikërisht në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Baja–Bushati ka shpjeguar se kolegët e saj kosovarët e kanë njohur pak a shumë punën që ajo bënë, por që, sipas saj, jo të tërën siç vjen në këtë ekspozitë.
“Është ekspozita e parë që vie retrospektive për herë të parë në Prishtinë..... Janë rreth 30 punime dhe një video art. Kjo pra vjen si ekspozitë retrospektive. Kështu është konceptuar nga Suzana Varvarica (kuratorja)”, ka thënë ajo.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë. /kosovapress/