Nis Kongresi i PS-së; Ruçi: Zgjedhjet u manipuluan
Gramoz Ruçi, kryetari i Asamblesë Kombëtare ka mbajtur një fjalim para rreth 1500 delegatëve, ku ka radhitur arsyet se pse zgjedhjet janë të manipuluara dhe pse ky proces është i deformuar. Ai theksoi se Shqipëria është vendi i fundit në Rajon, ndërsa ka theksuar se zgjedhjet ishin jo të lira dhe pa standarde.
“Në zgjedhjet, nuk ishim përballë Partisë Demokratike. Duhet të gjejmë përgjegjësitë për zgjedhjet. Partia Socialiste është e hapur për idetë progresistë”, theksoi ndër të tjerash Ruçi. Sipas tij, zgjedhjet janë të manipuluara dhe qeveria e dalë prej tyre është ilegjitime. Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS-së është çelur me një material filmik, nga ku pretendohet se janë regjistruar abuzimet gjatë zgjedhjeve.
Sipas materialit në fjalë, disa ditë para se të zhvilloheshin votimet janë liruar shumë të burgosur. Problem për Partinë Socialiste ishin edhe mungesa e listave të zgjedhëse. Ndërkohë, edhe gjatë votimeve janë vënë re një sërë parregjullsishë të tjera. Kongresi po vijon punimet me dyer të mbyllura për mediat.