Nis Kuvendi Kombëtar i PD, Berisha pritet me ovacione

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ka nisur Kuvendi Kombëtar i PD më e madhja e opozitës. Ai do të bëjë analizën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, por edhe do të zgjedhi anëtarët e rinj të këtij kuvendi. Kreu i PD Lulzim Basha po mban fjalën e rastit. Në fillim të mbledhjes ra në sy pritja e me ovacione e udhëheqësit historik të PD Sali Berisha. Pak kohë më parë ai u shpall “person non grata” nga SHBA. Por pritja e sotme në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD tregon peshën dhe ndikimin e tij në këtë parti.
RTSH 24 po e transmeton ngjarjen direkt.