E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nis “Open Balkan”

Në Pallatin e Brigadave në Tiranë nisi takimi i radhës i “Open Balkan”.

Sikurse njofton e dërguara e RTSH Denada Shkodrani, Kryeministri Edi Rama priti në hyrje të këtij pallati Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. 

Takimi është hapur nga zoti Rama.

Në takim do të diskutohen e miratohen pesë marrëveshje:

1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.
3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.
4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
5-Marrëveshje Shqipëri-Maqedoni e Veriut për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).

Po ashtu është planifikuar edhe mbajtja e Forumit Rajonal pët Agrikulturë dhe Bashkëpunimin Rajonal.

RTSH 24 po e transmeton takimin drejtëpërdrejtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›