E Enjte, 5 Nëntor 2026

Protesta e Berishës, Rama: Kur shkova në Serbi, Beogradi ishte mbushur me flamuj shqiptar, fola shqip për interesat e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar on line, për protestën e Sali Berishës. Reagimi i tij erdhi si një përgjigje ndaj një komentueseje në rrjetet sociale. 

“Ilirjana Gashi, e vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia. E vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht. E vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë, e nuk jam tradhëtar tani. Thjeshtë isha e jam kryeministri i Shqipërisë” tha zoti Rama.

Kryeministri shqiptar edhe njëherë përsëriti se “E vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, por edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar. E vërteta është se e vërteta vonon, por nuk harron, dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare”, shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›