Zyra e Gjendjes Civile ndryshon faqe pas rikonstruksionit
Bashkia merr persiper te lehtesoje radhet e pafundme ne Zyren e Gjendjes Civile, fale nje investim qe eshte peruruar dje. Kryebashkiaku i Shkodres, Lorenc Luka, ka bere pergurimin e fazes se pare ne rikonstruksionin e ambienteve te Gjendjes Civile ne Shkoder. Sipas zedhenesit te Bashkise Shkoder, Ritvan Dibra, me nje shume totale prej 3,3 milione lekesh, eshte bere e mundur qe te realizohet perfundimi i fazes se pare te investimeve ne kete institucion. Keto investime kane konsistuar ne permiresimin e kushteve te pritjes se qytetareve, rritjen e transparences gjate ketij sherbimi nga ana e punonjesve, te modernizimit te bazes materiale, si dhe ne drejtim te permiresimit te kushteve te punes te vete personelit te sherbimit te Gjendjes Civile. Dibra ka bere te ditur se nga shuma totale e shpenzuar per kete rikonstruksion, 1 milion leke jane financuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjeve Civile te Shqiperise, qe ka te beje me kompletimin me baze materiale si karrige te punonjesve, tavolina pune, si dhe karriget ne ambientin e pritjes te qytetareve. Ndersa ne lidhje me fondin tjeter prej 2,3 milione lekesh, kjo shume eshte bere e mundur te sigurohet nga nje marreveshje treshe midis Bashkise Shkoder,-Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjeve Civile - STATISTISC NORVEY. Me kete financim eshte siguruar blerja e 9 kompjutereve te rinj me te gjithe aksesoret perkates, nje server i perbashket per lidhje direkt me sistemin, si dhe eshte bere hedhja e te dhenave nga regjistrat e zakonshem ne sistemin dixhital te te dhenave.
R.Llazari