E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis aplikimi për bursat turke

Studentë nga Shqipëria mund të ndjekin këtë vit shkollën pasuniversitare në Turqi. Ndërsa një program i veçantë mundëson qëndrimin në Turqi për kursin e verës, që do ta përfitojnë studentët e vitit të katërt të Turkologjisë në Tiranë.

Në kuadrin e marrëveshjes dypalëshe, qeveria e Republikës së Turqisë i ka akorduar qeverisë së Shqipërisë 11 bursa për vitin akademik 2008-2009, që janë përkatësisht katër bursa kërkimore 8-mujore. Dy bursa për master, ose për doktoraturë dhe pesë bursa për kursin veror të gjuhës dhe të kulturës turke. Për shkollën verore duhet të aplikojnë vetëm studentët e vitit të fundit të Turkologjisë pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Këto janë 11 të drejta studimi në bazë të marrëveshjes së lartpërmendur, por nuk janë të vetmet. Në kuadrin e "programit të madh të nxënësve", pala turke u akordon studentëve shqiptarë edhe tre bursa studimi të nivelit master në degët Gjuhë dhe Letërsi turke, Histori osmane dhe Ekonomi. Po kështu edhe një bursë studimi për doktoraturë në Ekonomi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›