E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nis asfaltimi i rrugës në Arshi Lengo, Golemi: Lehtësim i lëvizjes dhe nxjerrjes në treg të prodhimeve

TIRANË, 6 janar/ATSH/ Në fshatin Arshi Lengo, Gjirokastër, ka nisur puna për asfaltimin e rrugës.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, teksa ndau pamje nga nisja e punimeve në rrjetet sociale, tha se “ky segment do të lehtësojë lëvizjen e banorëve të këtij fshati dhe nxjerrjen në treg të prodhimeve të kësaj zone”.

Golemi falënderoi Fondin Shqiptar të Zhvillimit për mbështetjen e këtij projekti.

Më herët në këtë fshat është rehabilituar rrjeti i ndriçimit si dhe sistemimi i kanaleve të ujërave të zeza.

Investimet në infrastrukturën e fshatrave janë gjithnjë e më shumë në vëmendjen e bashkisë Gjirokastër.

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›