E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis ceremonia e hapjes së Kampionatit Botëror

Nis ceremonia e hapjes së kampionatit botëror "Afrika e Jugut 2010". Ndeshja hapëse e Botërorit 2010 do të jetë mes mikpritësve të Afrikës së Jugut dhe Meksikës.

Forca të mëdha të rendit janë angazhuar për sigurinë gjatë takimit të hapjes së Botërorit 2010, që zhvillohet sot në orën 16:00 në Johanesburg.

Të gjitha rrugët, në largësi 2 kilometra nga stadiumi ku zhvillohet takimi, janë mbyllur për trafik.

Para stadiumit është vendosur numër i madh i policëve, ushtarëve dhe punëtorëve tjerë të sigurimit.

32 ekipe do të garojnë në ndeshjet finale, përfshirë Italinë, kampionin aktual të botës.
Nga 32 kombëtaret, sa marrin pjesë në Botërorin 2010, Brazili dhe Spanja konsiderohen favoritë, ndonëse nuk duhet harruar as Argjentinën, Gjermaninë, Holandën, Anglinë dhe Italinë.

32 kombëtaret janë të ndara në 8 grupe. Për fazën tjetër kualifikohen vetëm dy më të mirat nga secili grup, pra gjithsejtë 16 kombëtare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›